IDA

International Distribution for Albania eshte kompania e pare shqiptare qe filloi distribuimin e filmave te Hollivudit  ne Shqiperi pas periudhes komuniste.

Themeluar ne vitin 1995 I.D.A sh.a manaxhon tashme prej 20 vitesh Kinema Millennium në qytetin e Tiranës.

Millennium eshte nje kinema moderne dhe e rehatshme me nje vendndodhje fantastike ne Bulevardin Tiranes, ku gjenden institucionet kryesore te Kultures perfshire Teatrin Kombetar, Akademine e Arteve, Kalane e Tiranes etj.

Salla e Millennium eshte e pajisur me teknologjine me te fundit te kinemase duke përfshirë një ekran me përmasa të standarteve europiane, sistemin Digital Dolby Surround Sound si dhe sistemin e filmave 3 Dimensional Xpand.

Sallat janë të veshura me një material akustik të cilësisë optimale, për të shmangur zhurmat nga ambienti i jashtëm  dhe për të siguruar një qetësi absolute.

Gjithashtu kinematë janë pajisur me një ngrohje qëndrore dhe me ajër të kondicionuar. Përvec këtyre një ambient i posaçëm në kinematë Millennium i jep mundësi shikuesve të konsumojnë pop- corns apo pije të ndryshme freskuese si para ashtu dhe gjatë filmit.

Salla ka nje kapacitet prej 260 vende.

Millennium ne  bashkepunim  me studjot me te medha te Hollivudit siUniversal, Warner Bros, Miramax, Fox, Continental sjell per publikun shqiptar filmat me te fundit ne te njejten kohe me premjerat boterore.